E-Diaspora
Mustafi: Kontakti me Shqipërinë më mban “me këmbë mbi tokë”
Jeta ime në fakt është një ëndërr të cilën e ëndërrojnë shumë veta por që u përmbushet të rrallëve. Falë prejardhjes sime unë udhëtoj shpesh në Shqipëri për të vizituar familjen. Atje njerëzit jetojnë me 200 ose 300 euro në muaj”
Shkodran Mustafi, i vetmi shqiptar që deri më tash ka arritur të bëhet kampion i botës (me kombëtaren gjermane) ka folur për një portal gjerman duke shpalosur mjaft hollësi nga jeta e tij private.
Edhe përkatësia e tij shqiptare ka zënë vend në intervistën në fjalë. Ai thotë se e viziton rregullisht Shqipërinë (është fjala edhe për vendlindjen e tij, Gostivarin). “Mua, për të qëndruar “me këmbë në tokë” më ndihmon thjesht mbajtja e kontakteve sa më të ngushta me familjarët dhe shokët e mi. Sepse te ata unë e shoh se sa normale është të zgjohesh në mëngjes në orën 6 dhe të jesh i detyruar të shkosh në punë.
Pasi që unë e shoh se dikush që punon me të vërtetë shumë, i fiton mbase 1800 ose 2000 euro dhe në fund të muajit nuk i mbetet asgjë. Kjo në të vërtetë është jeta reale dhe jo jeta që bëj unë. Jeta ime në fakt është një ëndërr të cilën e ëndërrojnë shumë veta por që u përmbushet të rrallëve. Falë prejardhjes sime unë udhëtoj shpesh në Shqipëri për të vizituar familjen. Atje njerëzit jetojnë me 200 ose 300 euro në muaj”.
Pyetjes së portalit pnn.de nëse e detyron kush t`i bëjë këto vizita, ai i përgjigjet se sigurisht askush. Por, “unë kam nevojë të shkoj në Shqipëri, për të mbetur me këmbë mbi tokë. Shkoj me dëshirë atje, shkoj çdo vit. Edhe pse ndërkohë është bërë më e vështirë”, thotë Mustafi. Kjo për faktin se tash është e pamundur të mbetet anonim në mesin e bashkatdhetarëve. “Sepse jam shqiptari i parë që është bërë kampion bote. Përmes kësaj njerëzit më shikojnë me sy të tjerë…”
Pyetjes se a mund të luante për Shqipërinë dhe jo për Gjermaninë, Mustafi i përgjigjet kështu: “Kjo nuk ka qenë e lehtë. Shqipëria është atdheu i prindërve të mi. Mirëpo unë nuk doja të bëhesha hero i një kombi, unë doja të bëja karrierë, të arrija diçka. Për këtë arsye unë kam dalë nga shtëpia si djalë 14 vjeç, për të luajtur për Hamburger SV. Për këtë arsye me 17 vjet kam kaluar në FC Everton, në një vend të huaj, me gjuhë dhe kulturë tjetër…”
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it












