Sport
Mustafi nuk dorëzohet për titullin në Angli
Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi nuk është dorëzuar për titullin e kampionit, pavarësisht se janë 12 pikë larg vendit të parë
Ndonëse skuadra e tij është me 12 pikë më pak se lideri Chelsea, mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi beson se me skuadrën e tij, Arsenal mund të fitojnë titullin e kampionit në Angli, shkruan albinfo.ch.
“Mendoj se do të jetë vështirë, megjithatë unë besoj se ende mund të fitojmë titullin e kampionit. Nuk do të dorëzohemi deri në fund. Për aq sa do të kemi mundësi teorike ne do të luftojmë”, ka thënë mbrojtësi shqiptar, i transferuar nga Valencia.
Skuadra e Arsenalit humbi dy ndeshje radhazi, duke zbehur gjasat për titullin e kampionit. “Ishim të zhgënjyer pas humbjes nga Watfordi, pastaj erdhi edhe humbja nga Chelsea. E dimë se do të jetë vështirë, por nuk do të dorëzohemi”, ka theksuar Mustafi.
E-Diaspora
-
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it Gjykata Federale Penale, Bellinzona: Veprat e kryera nuk bien nën kategorinë e "vepra penale të katalogut"... -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains
Jeta në Zvicër
-
Pas tragjedisë në Kerzers, PostAuto paralajmëron trajnime të reja për shoferët Sipas PostAuto, shoferët tashmë marrin trajnime për sigurinë dhe për menaxhimin e konflikteve me pasagjerët... -
Reshje rekord bore në Alpet zvicerane, në disa zona mbi një metër brenda 24 orëve -
Zvicra nën borë: Në këto zona ka rënë më shumë borë -
Rrezik i lartë ortekësh në Alpet zvicerane, paralajmërim sidomos në jug -
Bora në Zvicër: Aksident në autostradën A8, pesë persona përfundojnë në spital












