Lajme
Mutacionet e reja të COVID-19 dhe rrezikshmëria e tyre
Në Evropë, por edhe më gjerë në botë në muajt e fundit janë identifikuar disa variante të reja të COVID-19. Por cilat janë këto variante që po zgjerohen kudo dhe po tregojnë një intensitet të ri të sëmundjes?
Një nga variantet e para që është përhapur më shpejt dhe gjerësisht është ai i Mbretërisë së Bashkuar një variant që është quajtur B.1.1.7. Ky variant është zbuluar në vjeshtën e vitit 2020. Të dhënat e deritanishme tregojnë se ky mutacion transmetohet më lehtë dhe më shpejtë se variantet e tjera. Sipas studimeve të deritanishme ky variant është 70% më infektues. Ekspertët kanë raportuar në janar të vitit 2021 se ky variant ka rrezik më të lartë të vdekshmërisë, megjithatë nevojiten studime të mëtejshme, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Për mutacionin britanik ka dhënë një informacion të detajuar edhe shkencëtarja Detina Zalli, e cila shprehet në një lidhje të drejtëpërdrejtë me Euronews Albania, se varianti i ri britanik po prek gjerësisht moshat e reja.
Pas variantit britanik, kemi dhe atë të shfaqur në Afrikën e Jugut (B.1.351) po në muajt e fundit.
Ky variant është shfaqur në mënyrë të pavarur nga mutacioni britanik, në fillim të muajit tetor 2020. Të dhënat tregojnë se ky mutacion ndan disa karakteristika me variantin britanik. Sipas informacioneve që kemi deri tani ky mutacion është 50% më i transmetueshëm
Ndërkohë, është shfaqur edhe një variant tjetër që po zgjerohet në botë, varianti i Brazilit (P.1). Ky mutacion është shfaqur tek udhëtarët të cilët vinin nga Brazili në fillim të janarit. Karakteristika e këtij varianti është se përmban një sërë mutacionesh shtesë që mund të ndikojnë në aftësinë e tij për t’u njohur nga antitrupat përgjatë infektimit.
E përbashkëta e këtyre varianteve të reja është se janë përhapur në më shumë se 20 vende të botës.
Nadhim Zahawi, ministër i Zhvillimit të vaksinës anticovid ka theksuar se momentalisht ka rreth 4.000 variante të virusit që shkaktojnë COVID-19 në të gjithë botën.
Simptomat që shfaqin këto mutacione janë të ngjashme me variantin e parë të koronavirusit, ku përfshihen temperaturë e lartë, kollitje e vazhdueshme, humbje e nuhatjes, si dhe skuqje në gjuhë.
Ka edhe variante të tjera por ato që u përmendën më lartë duket se kanë shfaqur një rrezikshmëri më të lartë.
Një anë tjetër e errët është se pandemia e COVID-19 ka shkaktuar edhe probleme në shëndetin mendor. Tashmë që janë shfaqur edhe variante më të rrezikshme pritet që gjendja mendore e individëve të përkeqësohet.
“Në këtë fazë po shohim se sa herë ka një valë të re virusi, sa herë vendosen kufizime të reja, shtohen nevojat e popullatës për kujdesin mendor. Kur ulen ritmet e infeksioneve të reja nuk ka zbutje të ndikimit mbi shëndetin mendor, problemi vetëm akumulohet”- thotë Andy Bell, Zëvendës Drejtori Ekzekutiv në Qendrën për Shëndetin Mendor në Mbretërinë e Bashkuar
Në këtë mënyrë, pavarësisht se çfarë varianti i coronavirusit është në qarkullim, varianti fillestar apo mutacionet e tij, pavarësisht ashpërsimit apo lehtësimit të masave, gjendja mendore nga pandemia do të vazhdojë të jetë në nivele të larta.
Rreth 10 milionë vetë në Britani kanë nevojë për ndihmë me shëndetin mendor, krahasuar me një popullatë prej 60 milionë personash që ka Britania. Ekspertët pohojnë se kjo është një përqindje mjaft e lartë.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












