Bota
Muzika e humbur e Pergolesit
E humbur tashmë 300 vjet, mesha e kompozitorit italian Giovanni Pergolesi është shumë e njohur mes audiencës evropiane pasi që së fundi u gjet nga hulumtuesit.
Pergolesi, i cili vdiq nga tuberkulozi në moshën 26-vjeçare njihet shumë për muzikën e tij solemne e të shenjtë siç është Stabat Mater, por dirigjenti italian Giulio Prandi tha se mesha në Major D tregon një anë tjetër të kompozitorit nga shekulli 18, madje më të gëzueshme, përcjell albinfo.ch.
“Kjo është hera e parë që kjo vepër e Pergolesit është ekzekutuar në formë të vazhdueshme e që është kompozimi i saj origjinal, me stil dhe gjuhë që nga fillimi i shekullit 18 kur u kompozua. Dhe natyrisht është privilegj që artistët e realizuan këtë. jam i sigurt që kjo vepër do të argëtojë audiencën sepse ka kapacitet të jashtëzakonshëm të emocioneve të komunikimit”, tha dirigjenti. Prandi përformoi këtë vepër në një koncert në Belgjikë, Holandë dhe Itali dhe këtë muaj do të publikohet për herë të parë në CD. Ai tha se reagimi i audiencës ishte i mahnitshëm.
Vepra besohet se ishte kompozuar rreth vitit 1731. Prandi dhe orkestra e tij do ta përformojnë atë edhe në Francë, Gjermani dhe Maltë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












