Bota
Myslimanët e ndarë në shënimin e Bajramit
Në disa vende të botës besimtarët myslimanë kanë festuar pardje Fitër bajramin, ndërsa në shumë vende bajrami është festuar dje. Kryetari i Çështjeve fetare të Turqisë Mehmet Görmez, tha se fatkeqësisht kjo ndarje po vazhdon
Festa e këtij fitër Bajrami, por edhe festave të tjera, po ndodhë që myslimanët t’i shënojnë në dy data, në mungesë të një koordinimi nga gjithë bota islame. Sivjet Fitër Bajrami në disa vende islame duke përfshirë edhe Turqinë është festuar pardje, ndërsa në disa vende është festuar dje.
Kryetari i Çështjeve fetare të Turqisë (Diyanet) Prof. Dr. Mehmet Görmez, në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency, tha se fatkeqësisht për vite me radhë në të gjithë botën islame diskutohet çështja e fillimit të Ramazanit dhe kryerja e Bajrameve së bashku për myslimanët.
Duke vënë në dukje se deri më sot në lidhje me çështjen janë zhvilluar 7 kongrese të mëdha nga të cilat 2 prej tyre në Stamboll, Görmez u shpreh se në këto takime të gjithë dijetarët islamë kanë pasur deklaratë të përbashkët.
Görmez tha se dijetarët islamë kanë vërejtur si të rëndësishme që myslimanët në të gjithë botën të bashkohen në një gëzim dhe se kanë pohuar që është i nevojshëm një kalendar që të jetë përgatitur më parë.
Görmez duke treguar se Kalendari i Përbashkët përbënë një domosdoshmëri për myslimanët, tha se kjo është për shkak se myslimanët nuk jetojnë vetëm në Arabi. “Qabja është drejtimi ynë i Kibles, jo vendi për përcaktimin e kohës, vendi për përcaktimin e kohës është hëna, është qielli. Janë ajetet të vendosura nga Allahu në gjithësi. Gjendja e Qabes, Mesxhidi Nebevisë, qeverisja e pelegrinazhit në një vend, nuk nënkupton se duhet ti ndërrojmë ligjet dhe rregullat të vendosura në gjithësi nga Allahu”, tha Görmez.
“Ky debat është në lidhje me kuptimin e marrëdhënies mes ajeteve të librit të cilën Allahu ia ka dërguar njerëzve me ato të cilat i ka vendosur në gjithësi”, u shpreh ai.
Görmez duke thënë se e gjithë bota Islame dëshiron unitet në kalendar, tha se veçanërisht myslimanët të cilët janë pakicë duke qarë dhe lutur kërkojnë që “të shpëtohen nga kontradiktat”.
Görmez theksoi se gëzohen që muslimanët e Evropës janë në aleancë mes tyre, ku në kundërshtim me konfliktin në gjeografinë Islame janë duke i përgatitur kalendarët e tyre duke marrë parasysh të dhënat astronomike. Ai duke theksuar se një pjesë e madhe e myslimanëve të Ballkanit, Rusisë, Evropës dhe Azisë Qendrore janë duke vepruar së bashkë me Turqinë, tha se gjenden konflikte mes disa organizatave myslimane në Amerikë.
Görmez më tej theksoi se “Nuk mund të veprojmë duke e injoruar kalkulimin e vendosur të Allahut në diell dhe në hënë.”
“Rënia përsëri në konflikt nuk do të shkaktoj kurrë që ne të humbim shpresën tonë, përkundrazi do të vazhdojmë të gjitha përpjekjet tona duke i rritur punimet që të gjithë myslimanët në tokë të nisin së bashku Ramazanin dhe Bajramin, dhe të menaxhojnë kohën”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












