Kosova
Naim Murseli jep dëshmi në prokurori, thotë se ngjarja ndodhi ndryshe nga se është raportuar
Naim Murseli, i dyshuar për porositjen e vrasjes së bashkëshortes Liridona Ademaj, këtë të mërkurë ka dhënë dëshminë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, në Departamentin për Krimee të Rënda.
Sipas avokates së tij, Teuta Zhinipotoku, Murseli ka deklaruar se ngjarja e ndodhur më 29 nëntor 2023 është tërësisht ndryshe nga ajo që u publikua në internet.
“Sot para Prokurorisë Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, në cilësinë e të pandehurit është dëgjuar i pandehuri Naim Murseli, dyshimi i bazuar është i orientuar në drejtimin e veprës penale ‘vrasje e rëndë në bashkëkryerje’, nga neni 173, paragrafi 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KP-së… I pandehuri ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale”, ka thënë Zhinipotoku për KOHËN.
Sipas avokates, deklarimi i të pandehurit është ndërprerë për shkak të mbarimit të orarit.
“Meqë sot është ndërprerë deklarimi i të pandehurit për shkak të mbarimit të orarit dhe deklarimi s’ka arritur të përfundojë, është caktuar një datë tjetër për vazhdimin e marrjes në pyetje të të pandehurit”, ka shtuar ajo.
Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si “grabitje me pasoja të vrasjes”.
Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia kishte njoftuar për arrestimin e dy personave: dorasin G.P dhe N.M, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj./Koha.net
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












