Kosova
NATO dhe Interpol, kosovarja ligjëron për trashëgiminë kulturore të Kosovës
Nora Visoka-Weller flet për rëndësinë e përkrahjes së Kosovës në këtë fushë.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, një pjesë e thesarit arkeologjik të Kosovës, me pasuri etnografike dhe arkeologjike, u ekspozua në Beograd dhe që nga ajo kohë objektet kanë mbetur atje.
Të gjitha eksponatet e ekspozuara në Beograd janë origjinale, përveç monedhave të arit dhe medaljonit të perandorit Prob.
Në lidhje me kthimin e artefakteve dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës, ka folur edhe Nora Visoka-Weller, e cila është e specializuar në ligjet mbi artin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
“Jam gjithmonë e lumtur të ligjëroj në vende të ndryshme, por është shumë e rëndësishme për mua të ngris vetëdijen për trashëgiminë e shkatërruar gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe rëndësinë e përkrahjes së Kosovës në këtë fushë”, thotë Visoka-Weller.
Nora Visoka-Weller nga Kosova është ligjëruese në Akademinë prestigjioze për Studime të Sigurisë Shtetërore në Romë të Italisë.
Me ftesë të shtetit italian, gjegjësisht Ministrisë së Mbrojtjes, ajo tani u ligjëron trupave të NATO-s dhe Interpolit mbi ndalimin e kontrabandimit të artefakteve dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vendet e pasluftës.
Visoka-Weller gjithashtu është studiuese brenda Kolegjit Selwyn në Universitetin e Kembrixhit. Sipas regjistrimit të eksponateve të bërë në vitin 1990, në Muzeun e Kosovës janë evidentuar 7.290 eksponate, shkruan 21Media, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa pas përfundimit të luftës, gjatë muajit qershor 1999, 13 arka me material etnologjik janë bartur nga Muzeu i Kosovës-Prishtinë, në Muzeun Etnologjik-Beograd. Kjo histori nuk ka të bëjë vetëm me procesin teknik të rikthimit, por ka të bëjë edhe me zotërimin e së kaluarës, gjë me të cilën merret arkeologjia.
Është thënë vazhdimit se Beogradi i mban këto artefakte për mbrojtje fizike, por edhe për mbrojtjen e identitetit kulturor serb në Kosovë. Është shumë e rëndësishme që këto artefakte të kthehen, për shkak se janë disa kryevepra, artefakte me vlerë e të rëndësishme dhe mbi të gjitha janë pjesë e kulturës së Kosovës. Ato janë një shpjegim i gjithë kulturës nga sfondi historik dhe vlera e tyre është e pazëvendësueshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












