Futboll
Granit Xhaka, pika më e fortë e Sunderlandit: Trajneri Le Bris tregon ndikimin e tij
Le Bris: Xhaka është “ndriçuesi” i Sunderlandit në fushë
Granit Xhaka ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Sunderland dhe pritet të qëndrojë jashtë edhe për një kohë për shkak të lëndimit, ndërsa skuadra ka humbur dy nga këto takime, duke treguar rëndësinë e tij për ekipin e rikthyer në Premier League, transmeton albinfo.ch.
Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka folur gjatë një interviste për “Sky Sports” për ndikimin e mesfushorit. “Granit ka të bëjë me ambicien, kuptimin e drejtë dhe qetësinë. Nuk është gjithmonë diçka spektakolare, por ka shumë të bëjë me qëndrueshmërinë, pavarësisht ngjarjes apo kundërshtarit. Luajmë në udhëtim kundër Chelseat? Mund të fitojmë, nëse besojmë. Luajmë në shtëpi kundër një ekipi që po vuan? Duhet të fitojmë dhe të jemi konsistentë”, ka thënë Le Bris.
Trajneri francez ka theksuar ndryshimin që ndodh kur Xhaka mungon në fushë, duke marrë shembull ndeshjen me West Ham United, ku Sunderland pësoi 3:1. “Kur mungon kapiteni, mbështetja dhe motivimi i ekipit ndryshon. Reagimi pas golit nuk ishte i duhuri dhe energjia ishte më e ulët. Kur ke një lojtar me përvojë si Xhaka në fushë, ai është si një ndriçues – dhe ekipin e ndihmon të ndjekë këtë energji”, shpjegoi Le Bris.
Në pjesën defanzive të mesfushës, Xhaka luan zakonisht në partneritet me Noah Sadikin, dhe së bashku konsiderohen nga më të mirët në Premier League për pozicionin e tyre. Statistikat e tregojnë qartë rëndësinë e tij: Xhaka është i dyti në Premier League për distancën mesatare të mbuluar në ndeshje, me 8.67 kilometra, pak më pak se Bruno Guimaraes që ka 8.85 kilometra.
“Mendoj se ata janë futbollistë të mirë, të zhdërvjellët dhe të lidhur mirë me ekipin. Kur ke një pikë të fortë si Granit Xhaka, kjo ndikon pozitivisht në gjithë dinamikën e ekipit”, shtoi Le Bris.
Sunderland ndoshta ka pasur vështirësi, por kapiteni Xhaka mbetet pika më e fortë e skuadrës, dhe mungesa e tij ka treguar qartë sa i rëndësishëm është për stabilitetin dhe performancën e ekipit në Premier League./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” Duartrokitje të gjata në Kolumbi për Baletin Kombëtar të Kosovës... -
Arriti nga Gjermania, arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari” dhe dërgohet në burg -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet -
Finlandë
Basha Troni, regjisori me rrënjë shqiptare që po spikat në Finlandë
Jeta në Zvicër
-
Pas të ftohtit dhe shiut, moti veror po rikthehet në Zvicër Temperaturat pritet të arrijnë deri në 30 gradë në disa rajone gjatë fundjavës... -
Skandal në spitalin e Cyrihut: kallëzime penale për 11 vdekje -
Nis në Zvicër iniciativa për mbrojtjen e bletëve dhe insekteve polenizuese -
Zvicra mund të vendosë taksa për pakot nga platformat kineze online -
Pëllumbat “pushtojnë” Bazelin, qyteti shkon në referendum për t’i përgjysmua












