Lajme
NATO: FSK-ja në veri mund të shkojë në marrëveshje me KFOR-in
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media gjatë ditës së sotme tha se dyshon që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në vitin 2013, asokohe kryeministër, ia kishte ndaluar Forcës së Sigurisë të shkelë në veriun e populluar me shumicë serbe.
Përmes kësaj marrëveshjeje, Thaçi në emër të Kosovës barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri, për një periudhë të pakufizuar.
Dokumenti i nënshkruar nga Thaçi dhe sekretari i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, nuk ishte bërë publik. Shtatë vjet më vonë, atë e ka nxjerrë Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti. Përveç mediave, Kurti ua ka përcjellë dosjen për analizë kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, si dhe kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Por KOHA, në lidhje me këtë marrëveshje, ka pyetur selinë qendrore të NATO-s.
Në një përgjigje zyrtare, ata kanë konfirmuar se FSK-ja në veri mund të shkojë vetëm me leje të komandantit të KFOR-it.
“Misioni ynë i KFOR-it ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor për 20 vjetët e fundit. Këtë vit, ne shënojmë 20 vjet nga fillimi i KFOR-it. Misioni ynë mbetet i pandryshuar, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB. Ne jemi atje për të mbajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë. Në të njëjtën kohë, pas vendimit për transicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ne tani po rishikojmë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në. Ky diskutim po vazhdon. Çfarëdo lëvizjeje e FSK-së në pjesën veriore të Kosovës kërkon njoftim paraprak dhe marrëveshje nga komandanti i KFOR-it”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Zyrës për Informim pran NATO-s, raporton KTV.
Më tej, në përgjigje thuhet se paqja dhe stabiliteti në Kosovë, për 20 vjetët e fundit, kanë qenë prioritet për NATO-n.
“Mandati ynë nuk ka ndryshuar dhe ne do të vazhdojmë misionin tonë paqeruajtës. NATO gjithashtu mbështet rifillimin e dialogut të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme politike e qëndrueshme për rajonin”, potencohet në përgjigjen e NATO-s, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi Universiteti zviceran renditet i teti në botë, ndërsa edhe disa institucione të tjera të arsimit të... -
Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit -
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran















