Kosova
NATO me ushtrime të mëdha ushtarake në Kosovë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka njoftuar se në ditët në vijim do të zhvillojë disa manovra të mëdha ushtarake pranë bazës së tyre në Novosellë.
KFOR thekson se synon të jetë në gatishmëri ndaj krizave të reja që mund të krijohen në veri të Kosovës. Në komunikatën për mediat KFOR bën me dije se në këtë stërvitje do të angazhohen dhe makineri të rënda si dhe helikopterë.
“Stërvitja synon t’i trajnojë njësitë e KFOR-it për të garantuar lirinë e lëvizjes në një situatë reagimi ndaj krizave dhe do të konsistojë në një seri simulimesh taktike dhe aktivitete logjistike, duke përdorur kolona ushtarake me automjete të rënda inxhinierike dhe helikopterë”, thuhet në njoftim.
Ky ushtrim i madh vjen në kohën e situatës së tensionuar në veri të vendit, atje ku KFOR vazhdon patrullimet.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia









