Lajme
NATO nesër nis stërvitjet ushtarake me armë bërthamore në Evropë
NATO nga nesër do të nisë stërvitjet ushtarake, të cilat do të përfshijnë praktikimin e përdorimit të armëve bërthamore të Evropës.
Si pjesë e praktikës intensive, deri në 60 avionë do të bëjnë fluturime mbi Belgjikë dhe do të përfshijnë 14 vende evropiane.
Avionët e përfshirë në stërvitje do të jenë avionë luftarakë të teknologjisë së lartë dhe bombardues amerikanë B-52 me rreze të gjatë veprimi.
Pavarësisht tensioneve të fundit, stërvitja rutinë nuk është e lidhur me ngjarjet aktuale botërore, sipas NATO-s. Zëdhënësja Oana Lungescu, tha se stërvitja synon të sigurojë që parandalimi bërthamor i NATO-s të mbetet i sigurt dhe efektiv.
Kjo vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin, kërcënoi se luftimet e drejtpërdrejta me vendin e tij do të rezultonin në një “katastrofë globale”, raporton DailyStar, transmeton Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen "Ne nuk duam të përçajmë popullsinë," është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri
Jeta në Zvicër
-
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë Studimi analizoi 100 qytete në mbarë botën për të gjetur se ku njerëzit kanë mundësitë më... -
Ministri zviceran i mbrojtjes: Vazhdimi i misionit në Kosovë, i domosdoshëm -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen -
Zvicra vendos aeroplanë më të mëdhenj për të tejkaluar grevën në Lufthansa -
Anketa: Zvicra kundër shkurtimeve të mëtejshme fondeve të ndihmës për zhvillim










