Kriza në Ukrainë
NATO premton armatim modern për Ukrainën
Ukraina do të marrë më shumë mbështetje dhe më shumë armë moderne ndërsa zmbraps sulmet nga Moska, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Mesazhi kryesor do të jetë: më shumë mbështetje, mbështetje më e avancuar, armë më të rënda dhe më moderne”, shtoi ai.
Ai nuk saktësoi nëse do të bëhen njoftime në lidhje me furnizimin me tanke Leopard 2, armë më moderne dhe më të fuqishme që Kievi ka kërkuar vazhdimisht, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Stoltenberg vuri në dukje se ”do të ishte shumë e rrezikshme për NATO-n nëse presidenti rus Vladimir Putin fiton luftën, pasi kjo do t’u dërgonte mesazh sundimtarëve të tjerë autoritarë se edhe ata mund të merrnin atë që duan përmes forcës brutale.
”Furnizimi me armë ishte rruga drejt paqes në këtë rast. Mënyra e vetme për të arritur një marrëveshje paqeje është të bindësh Putinin se ai nuk mund të fitojë në fushën e betejës”, theksoi Stoltenberg.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të refuzojë iniciativën popullore që kërkon që vendi t’i bashkohet... -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane












