Të tjera
NATO-s i sugjerohet të mos ndajë informacione me Malin e Zi
Escobar paralajmëroi NATO-n : Mos ndani informacione me Malin e Zi
Zëvëndësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Ballkanin, Gabriel Escobar konfirmoi se në samitin e fundit të Nato-s, nuk u fsheh frika se është e rrezikshme të ndahen informacione me qeverinë e re në Podgoricë.
Zyrtari i lartë amerikan, i cituar nga Euractiv, shtoi se shqetësimi është real dhe publiku malazez duhet të jetë i ndërgjegjshëm për këtë. Escobar i bëri komentet e tij gjatë një lidhjeje me video në forumin 2BS në Budva.
Duke komentuar mbi ndërhyrjen ruse në çështjet e brendshme të këtij vendi, ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara e kanë përgjigjen si diplomatike, ashtu edhe politike për t’iu përgjigjur forcave të izoluara që nuk e duan Malin e Zi, sovran dhe demokratik, raporton Top Channel.
“Ato forca politike në Mal të Zi që janë pro-serbe duhet të pranojnë që Mali i Zi duhet të jetë demokratik, i pavarur, dhe i kthyer drejt Perëndimit e të qëndrojë si pjesë e NATO-s.
Anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit e kanë bërë Malin e Zi shembull për rajonin në 20 vitet e fundit, dhe për ato parti që me të vërtetë po përpiqen të minojnë këto vlera, ne kemi shumë mënyra për t’iu përgjigjur. Disa prej tyre janë sanksionet, si dhe izolimi diplomatik dhe politik”, deklaroi Escobar
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













