Kosova
NATO shton trupat dhe artilerinë e rëndë në Kosovë
Raportohet se komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, gjenerali Christopher Cavoli, ka thënë se aleanca ushtarake ka vendosur të forcojë forcat rezervë brenda misionit në Kosovë (KFOR) dhe në Bosnjë e Hercegovinë (EUFOR Altea) për shkak të përshkallëzimeve të mundshme, përcjell albinfo.ch.
Cavoli më 11 prill ka raportuar në një seancë dëgjimore para Komitetit të Forcave të Armatosura të Kongresit Amerikan.
Ai ka thënë se pas analizës së plotë, kanë vendosur që KFOR-it i duhen më shumë trupa dhe më shumë artileri.
“Pasi kemi bërë analizën e plotë të KFOR-it, kemi arritur në përfundimin se na duhen jo vetëm më shumë forca, por edhe forca më të rënda. Ky proces është në vazhdim. Ne do të sjellim më shumë pajisje të rënda ushtarake në terren, si dhe më shumë njerëz”, ka thënë Cavoli.
Cavoli ka bërë të ditur se dy misione janë nisur me qëllim të mbledhjes të sa më shumë informacioneve dhe kuptimit më të mirë të ngjarjeve në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Gjenerali i NATO-s thekson se tensionet etnike në Bosnjë e Hercegovinë kanë gjithashtu potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ai ka deklaruar se aktivitetet e Rusisë për nxitjen e tensioneve mes boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve kanë për qëllim dobësimin e vendit dhe prishjen e lidhjeve me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
“Politika etno-nacionaliste e pengon Bosnjë e Hercegovinën të miratojë reformat e nevojshme politike, ligjore dhe ekonomike që do të përmirësonin integrimin e saj euroatlantik”, ka theksuar gjenerali amerikan.
Sipas tij, etniteti serb i Bosnjës po përpiqet ta dobësojë pushtetin shtetëror.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













