Lajme
NATO: Thirrje për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë – Serbi
Në deklaratën përfundimtare të samitit të NATO-s, e cila u është shpërndarë gazetarëve, janë disa paragrafe që flasin edhe për Kosovën
Shefat e shteteve të NATO-s në samitin e Çikagos, përmes deklaratës përfundimtare kanë mbështetur fuqishëm përpjekjet e misionit të KFOR-it për të siguruar paqe dhe stabilitet në Kosovë.
Po ashtu, ata kanë mbështetur edhe punën e KFOR-it për të siguruar, në bazë të mandatit që ka, lirinë e lëvizjes në tërë territorin e Kosovës.
Liderët e NATO-s në deklaratën e përbashkët, kanë përshëndetur edhe përparimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe kanë thënë se shikojnë në të ardhmen për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë të NATO-s me këtë forcë.Në deklaratë, Kosova përmendet edhe në pjesën e bashkëpunimit të NATO-s me Bashkimin Evropian, ku thuhet se misioni i KFOR-it në Kosovë, po bashkëpunon ngushtë me EULEX-in dhe me përfaqësuesit e lartë të BE-së.
Shefat e shteteve të NATO-s, po ashtu i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë, që të vazhdojnë përpjekjet për të zgjidhur të gjitha problemet në mënyrë paqësore nëpërmes dialogut, dhe të shfrytëzojnë rolin e Bashkimit Evropian, në lehtësimin e këtij dialogu.
Ata u kanë bërë thirrje edhe që të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani, e sidomos marrëveshjen për menaxhimin e integruar të vendkalimeve.
Samiti i Çikagos i ka dërguar sinjal të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit, se NATO-ja mbetet e përkushtuar për këtë rajon, dhe e konsideron atë si një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën e NATO-s, dhe është porositur që të vazhdohet politika e dyerve të hapura, pra, që të ndihmohen ato shtete të rajonit, të cilat aspirojnë që të anëtarësohen në NATO.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë











