Shkurt.ch
Natyralizimi i lehtësuar pritet të fitojë me rezultat 55%
Natyralizimi i lehtësuar në kantonin e Cyrihut po fiton me 54% ndërsa në atë Aargaut me rezultat 52%
Ndonëse për rezultatet përfundimtare duhet pritur edhe disa orë, trendi aktual lidhur me dy votimet nacionale: natyralizimi i lehtësuar, NAF (krijimi fondit për rrugët nacionale dhe ato të aglomeracionit) tregon për një fitore të iniciativave në fjalë, shkruan srf.ch.
Por, sipas institutit për Hulumtim të Opinionit GFS Bern, i cili e ka dhënë këtë vlerësim, ekzistonte frika se natyralizimi i lehtësuar mund të dështojnte në numrin e kantoneve që do ta votojnë, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë Claude Longchamp nga po ky institut thotë se do të ketë një fitore prej më shumë se 55% të ithtarëve të natyralizimit të lehtësuar. Ai është optimist edhe për faktin se kantonet e ashtuquajtura “të brishta” kanë votuar pro. Fjala është për kantonet: Zug, Luzern, Solothurn, Graubünden dhe Baselland të cilat kanë votuar në favor të iniciativës.
Natyralizimi i lehtësuar në kantonin e Cyrihut po fiton me 54% ndërsa në atë Aargaut me rezultat 52%, thonë rezultatet e para.
Nga ana tjetër iniciativa për reformën e tatimeve duket se po dështon, së paku gjykuar sipas rezultateve në disa kantone. Kështu, në Cyrih ajo është hedhur poshtë nga 61% e votuesbe, ndërsa NAF është votuar në masën prej 63%.
Kur jemi te iniciativa për natyralizimin e lehtësuar të të huajve të gjeneratës së tretë, ajo që do të thjeshtohet është procedura: edhe më tutje pra duhet bërë kërkesa (nuk ka natyralizim automatik) dhe duhen plotësuar një varg parakushtesh. Edhe kriteret për integrim mbeten të njëjta. Ndryshimi ose lehtësimi sipas këtij ndryshimi konsiston vetëm në këtë: Të huaj të gjeneratës së tretë konsiderohen ata persona të cilët e kanë së paku njërin gjysh/gjyshe të lindur në Zvicër ose që ka pasur leje qëndrimi në Zvicër. Kjo e fundit (leja e qëndrimit) nuk duhet të dokumentohet patjetër por mjafton që të bëhet e besueshme.
Pro: Këshilli Nacional dhe të dyja dhomat e Parlamentit e rekomandojnë votimin Pro. Po ashtu në favor janë edhe të gjitha partitë e përfaqësuara në parlament përveç SVP/UDC-së. Pra: SP, BDP, EVP, FDP, GLP Grüne jf, JCVP, Junge Grüne dhe JUSO.
Kundër: SD EDU SVP JSVP (Vetëm SVP/UDC-ja është e përfaqësuar në parlament dhe në qeveri).
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












