Kosova
Ndahen 1.8 milionë euro për furnizim të FSK-së
Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë 1.8 milionë euro për furnizim të FSK-së me 17 mijë palë çizme ushtarake
Ministria e Mbrojtjes së fundmi ka dhënë kontratën për furnizim me çizme ushtarake për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kjo kontratë kap vlerën prej 1 milion e 887 mijë eurosh.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës së publikuar në E-prokurimi.
Sipas njoftimit, përmes kësaj kontrate parashihet furnizimi me çizme verore dhe dimërore për 3 vjet.
Saktësisht parashihet furnizimi me 17 mijë palë çizme ushtarake.
“AK i MM-se ka për qëllim që të lidhë një kontratë kornizë 36 muajsh, me një OE që do të ketë kapacitet, ekonomik, teknik dhe profesional të kryejë furnizimet me çizmet ushtarake verore dhe çizme ushtarake dimërore për nevoja të FSK-së, sipas kërkesës dhe nevojave të AK, në përputhje të plotë me specifikat teknike të dhëna në DT aneks 1 (specifikacioni teknik i detyrueshëm ). Sasia indikative për furnizime për periudhën kohore prej 36 muaj do të jetë Çizme verore 8500 palë, si dhe Çizme dimërore 8500, palë, kjo sasi mund të ndryshojë +- 30%”, thuhet në dosjen e tenderit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar











