Lajme
Ndahen 900 mijë euro për rindërtimin e shtëpive në veri
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se kjo ndarje do të bëhet nga buxheti rezervë i ministrisë
Qeveria e Kosovës ka vendosur të vazhdojë rindërtimin e shtëpive në veri të Mitrovicës, duke ndarë 900 mijë euro.
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se kjo ndarje do të bëhet nga buxheti rezervë i ministrisë.
Kjo ndarje buxhetore për të investuar në veri, bëhet bazuar në nenin 14 të Ligjit për buxhetin, i cili jep një të drejtë që të bëhet ndarja e tillë buxhetore në këtë fazë.
Në mbledhjen e Qeverisë, po ashtu është miratuar edhe Projektligji për sigurinë e përgjithshme të produkteve, me ç’rast ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se qëllimi kryesor është që të sigurohet niveli i lartë i mbrojtjes së konsumatorëve dhe të sigurohet qarkullimi i mallrave të sigurta.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj











