Kriza në Ukrainë
Ministria e Jashtme e Shqipërisë publikon numrat emergjentë për Ukrainë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur qasjen në profilet e saj në Facebook dhe Twitter, përcjell Albinfo.ch.
“Shtetasit shqiptarë, të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre (ose të një shtetasi tjetër shqiptar) të kontaktojnë në numrin e telefonit +7 929 968 05 38 “.
Për të kontaktuar me Ambasadën, qytetarët mund të përdorin adresën e postës elektronike: [email protected] si dhe mund të telefonojnë në numrat e telefonit +7 495 982 38 52 ose +7 495 982 38 53”, thuhet në njoftim.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson se po e ndjek me vëmendje situatën në Rusi dhe mbetet në gatishmëri për t’u ofruar ndihmë dhe asistencë shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen atje.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme Analiza e fundit tregon rritje të ndjeshme të qirave për banorët e rinj, ndërsa ata ekzistues... -
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër










