Shqipëria
Ndalohen 309 persona që tentojnë të kalojnë kufirin ilegalisht
Si rezultat i kontrollit me rigorozitet të dokumentacionit për të udhëtuar në vendet e BE-së, janë prapësuar 309 shtetas që nuk justifikonin arsyen e lëvizjes për në vendet e BE-së
Gjatë kësaj jave Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit të Shqipërisë ka shtrënguar masat për shtetasit shqiptarë dhe të huaj që tentojnë të kalojnë kufijtë në mënyrë të jashtëligjshme, ose duke mos justifikuar arsyen e lëvizjes, nga frika e kërkesës për azil.
Si rezultat i kontrollit me rigorozitet të dokumentacionit për të udhëtuar në vendet e BE-së, janë prapësuar 309 shtetas që nuk justifikonin arsyen e lëvizjes për në vendet e BE-së, raportojnë mediat shqiptare.
Policia Kufitare ka shtuar patrullat në kufirin e gjelbër, në pikat e kalimit nga Shqipëria për në Greqi, duke sjellë edhe kapjen e procedimin e 23 shtetasve. Arsyeja e kalimit ilegal ishin problemet me afatet e qëndrimit në hapësirën Shengen, përcjell albinfo.ch.
Një mënyrë tjetër për hyrjen e jashtëligjshme në zonën evropiane është edhe përmes falsifikimit të dokumenteve. Për këtë vepër penale, specialistët e hetimit të krimit në Drejtoritë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin kanë proceduar penalisht shtatë shtetas.
Po në drejtim të parandalimit të trafiqeve të paligjshme që mund të kryhen nëpërmjet kufirit të gjelbër, Policia Kufitare, po kryen patrullime të përbashkëta me policitë homologe kufitare, të Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Kosovës, duke koordinuar veprimet.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












