Maqedonia
Ndalohet noti në plazhin e Ohrit
Nga një tabel është vendosur në plazhet e Ohrit ku tregohet se është ndaluar noti. Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë ndaluar notin në këto plazhe për shkak të ndotjes së liqenit nga ujërat e zeza.
Qendra për Shëndetin Publik pas analizave të para të ujit urdhëroi menjëherë vendosjen e shenjave paralajmëruese.
Pavarësisht paralajmërimeve, rekomandimeve nga UNESCO dhe afateve të përcaktuara për fillimin e zbatimit të masave të nevojshme, komuna nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim.
Siç raportojnë mediat vendase, ndalimi i notit në brigjet e Ohrit nis nga kështjella e Samuilit në plazhet e Partizanit, përcjell albinfo.ch.
Mediat po ashtu raportojnë se që kur u vendosen tabelat e ndalimit të notit nga plazhi i vjetër i qytetit janë larguar 200-300 turistë të huaj.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana












