Lajme
Ndasi ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve
Shqiptarët dhe maqedonasit shprehen me mendime diametralisht të kundërta për zhvillimet që po ndodhin në vend, proceset euro integruese dhe punën e Qeverisë.
Këto të dhëna tregohen në një anketë të realizuar nga e përditshmja në gjuhën maqedonase ‘Dnevnik’.
Sipas të njëjtës anketë, e vetmja gjë për të cilën shqiptarët dhe maqedonasit mendojnë njësoj, janë problemet ekonomike, përkatësisht vështirësitë që kanë për pagesën e faturave.
Në pyetjen se a pajtoheni me bindjen që ‘vetëm Greqia është fajtore që Maqedonia nuk është në NATO dhe BE, 77 % e shqiptarëve thonë ‘jo’, ndërsa 52 % e maqedonasve, thonë ‘po’, shkruajn mediat shqiptare në Maqedoni.
Qytetarët janë pyetur edhe për atë se ‘a pajtoheni me mendimin se Qeveria e VMRO DPMNE-së nuk dëshiron që Maqedonia të hyjë në BE?’. 79 % e qytetarëve shqiptarë janë pajtuar me këtë mendim, ndërsa 73 % e maqedonasve mendojnë ndryshe. Në pyetjen tjetër se ‘a pajtoheni me mendimin se Qeveria po shpenzon paratë e buxhetit për qëllime të nevojshme, 85 % e shqiptarëve nuk pajtohen me këtë konstatim ndërsa 48 % e maqedonasve pajtohen.
Në këtë anketë qytetarët janë pyetur edhe për lirinë e mediave, luftën e Qeverisë kundër korrupsionit, si dhe arrestimin e Lube Boshkovskit. Anketën, për nevojat e të përditshmes ‘Dnevnik’ e ka realizuar agjencia ‘Rejting’ nga 20 deri 25 janar, duke pyetur 1650 qytetarë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













