Lajme
NDB qetëson zviceranët: Nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë terrori
"Nuk ka asnjë tregues të planeve specifike të sulmit në Zvicër. Por: "Kërcënimi i terrorit në Zvicër mbetet i rritur"
Pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Vjenë, Shërbimi federal i inteligjencës (NDB) jep një lajm qetësues për Zvicrën: nuk ka plane konkrete sulmi në këtë vend. Por, megjithatë kërcënimi i terrorizmit mbetet i rritur.
“Nuk ka asnjë tregues të planeve specifike të sulmit në Zvicër. Por: “Kërcënimi i terrorit në Zvicër mbetet i rritur”, shkruan zëdhënësja e këtij shërbimi, Isabelle Graber.
Por NDB thekson se megjithatë, një ngjarje terroriste si ajo që ndodhi në Morges në mes të shtatorit mundet, për një kohë të shkurtër, të inkurajojë individë të radikalizuar ose të paqëndrueshëm psikologjikisht, për të ndërmarrë veprime, transmeton albinfo.ch. “Reagimet që rezultojnë nga ekstremistët e djathtë të dhunshëm ndaj anëtarëve ose simboleve të komunitetit mysliman në Zvicër janë gjithashtu të mundshme” shkruan Graber.
Krizat personale, si arsye për radikalizimin
Sulmet e fundit në Vjenë dhe Nisë nuk e befasojnë shërbimin e inteligjencës: “Sipas NDB, sulmet ndaj shënjestrave të buta siç janë turmat, ku ato mund të kryhen me pak përpjekje organizative dhe logjistike, nga autorë individualë ose grupe të vogla, aktualisht janë kërcënimi më i mundshëm për Zvicrën”.
Autorët e mundshëm në Zvicër do të ishin njerëz të radikalizuar me kontakte direkte dhe indirekte me ndonjë grup xhihadist, përcjell albinfo.ch. “Kjo gjithnjë e më shumë përfshin autorë, radikalizimi dhe orientimi i të cilëve drejt dhunës janë më shumë të rrënjosura në krizat personale ose problemet psikologjike sesa në bindjet ideologjike” shkruan më tutje Graber.
Kërcënimi terrorist vazhdon të formësohet kryesisht nga milicia terroriste e Shtetit Islamik, mbështetësit dhe simpatizantët e saj, njofton shërbimi i inteligjencës. Në Irak në veçanti, grupet rajonale po forcohen përsëri, ka thënë zëdhënësja. “Kjo mund të përmirësojë aftësitë e tyre në planifikimin, përgatitjen dhe kryerjen e operacioneve të jashtme dhe, rrjedhimisht, mund të ndikojë edhe në vendet evropiane”.
E-Diaspora
-
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare Pjesëmarrje e gjerë dhe fokus i qartë te të drejtat e njeriut dhe gjithëpërfshirja në aktivitetin... -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












