Lajme
Nderohen shqiptarët e rënë në luftën e Kroacisë
Me ftesë të Shoqatës Shqiptare të Mbrojtësve të Kroacisë në Luftën Atdhetare, një delegacion kosovar i udhëhequr nga ministri i Diasporës, Valon Murati po qëndron në Kroaci
Një delegacion kosovar i udhëhequr nga ministri i Diasporës, Valon Murati po qëndron në Kroaci, për të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara në përkujtim të bashkatdhetarëve shqiptar që luftuan për çlirimin e Kroacisë. Delegacioni kosovar po merr pjesë me ftesë të Shoqatës Shqiptare të Mbrojtësve të Kroacisë në Luftën Atdhetare.
Këto aktivitete po zhvillohen në bashkëpunim me komunën e Bogdanovcit dhe nën patronazhin e presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç.
Në emër të Republikës së Kosovës, ministri Murati, bashkë me zëvendësministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Muhamet Latifi dhe ambasadoren e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci Sherifi, i nderuan të rënët shqiptarë e kroatë, duke vendosur kurora lulesh në monumentet e luftëtarëve dhe viktimave të kësaj lufte.
Me këtë rast, ministri u takua edhe me familjarët e nëntë shqiptarëve të vrarë në këtë betejë, të familjeve Bardheci, Lleshi dhe Krasniqi.
Gjithashtu, Murati vizitoi edhe varrezat qendrore të dëshmorëve dhe civilëve të vrarë të Vukovarit, varrezën masive Ovqara, si dhe u prit nga kryetari i Bashkisë së Vukovarit, Ivan Penava, me të cilin foli për fuqizimin e raporteve mes shqiptarëve dhe kroatëve, përkatësisht mes Republikës së Kosovë dhe asaj të Kroacisë.
Gjatë ditës së sotme, ministri Murati do të marrë pjesë në tryezën me temën “Kontributi i shqiptarëve në luftën atdhetare”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër












