Lajme
Nderohet humanistja zvicerane Dora Vegman
Në shenjë respekti dhe nderimi për humanisten e ndjerë zvicerane, në Frashër të Mitrovicës u përurua një rrugë me emrin e saj
Në shenjë respekti dhe nderimi për humanisten e ndjerë zvicerane, Dora Vegman, e cila kishte ndihmuar kosovarët e përndjekur gjatë luftës, të dielën në Frashër të Mitrovicës u përurua një rrugë me emrin e saj.
Në këtë ngjarje, pos kryetarit të komunës, Avni Kastrati, ishin të pranishëm edhe ministrat Bajram Rexhepi e Vlora Çitaku, si dhe zëvendës ambasadori zviceran Pjer Maurer, të cilët e çmuan kontributin e humanistes Vegman, raporton gazeta Express.
Duke folur me tej për humanisten, emrin e të cilës prej sot e mban një rrugë në Frashër, kryetari Kastrati theksoi se mbështetja që ka dhënë për pritjen e të dëbuarve nga Kosova paraqet një segment tjetër me rëndësi.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, shprehu kënaqësinë që ishte i pranishëm në këtë ceremoni për emërtimin e rrugës me emrin e Dora Vegman, një personaliteti të shquar të popullit zviceran, e cila me mbështetjen e saj për njerëzit në vuajtje ka tejkaluar barrierat nacionale.
Ai tha se nisma e saj për të ndihmuar njerëzit që po vriteshin e përndiqeshin kishte gjetur përgjigje nga institucionet dhe nga organizatat joqeveritare e kishtare në Zvicër. “Miku i mirë, për ditë të vështirë”, thotë populli ynë. Kjo i përshtatet më se miri kësaj gruaje dhe humanisteje të madhe, e cila kishte arritur të shoh të lirë njerëzit e Kosovës”, është shprehur Rexhepi.
Sipas tij, lidhja e saj me njerëzit do të jetë e përjetshme dhe këtë e forcon edhe më shumë bashkëpunimi dhe ndihma e vazhdueshme e shtetit zviceran për qytetarët tanë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













