Lajme
Nderohet sakrifica e Koshares, në 17 vjetorin e saj
"Atë ditë si kurrë më parë u pa sakrifica e djemve dhe vajzave tona për t’u sakrifikuar për liri. Kosharja ishte prova më e qartë e unitetit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha kryeministri Mustafa
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë sot homazhe te varreza e dëshmorëve në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes. Ai ka marrë pjesë edhe në Tubimin Përkujtimor për nder të betejës së Koshares
Me këtë rast ai ka thënë se Beteja e Koshares është një ngjarje e cila ka ndryshuar historinë e Kosovës por edhe të Ballkanit Perëndimor.
“’Beteja e Koshares’ 138 e Brigadës “Agim Ramadani”, ishte njëra betejat më të rëndësishme, ku padrejtësia historike po ndalej. Atë ditë si kurrë më parë u pa sakrifica e djemve dhe vajzave tona për t’u sakrifikuar për liri. Kosharja ishte prova më e qartë e unitetit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Mustafa.
Ministri i FSK-së, Haki Demolli dhe komandanti, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me zëvendësministrin Fadil Gashi, gjeneralët e brigadës, Nazmi Brahimaj dhe Gëzim Hazrolli, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë dhe FSK-së, sot morën pjesë në shënimin e përvjetorit të 17-të të Betejës së UÇK-së në Koshare, gjegjësisht në manifestimin “Ditët e Shqipes”, shkruan kosovapress, përcjell albinfo.ch.
Ministri Demolli dhe komandanti Rama, në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani” bënë homazhe – dhe në nderim të dëshmorëve të kësaj Brigade vendosen kurora me lule të freskëta, si dhe takuan familjarët e dëshmorëve të cilëve u shprehën ngushëllimet dhe krenarinë e tyre për heroizmin e bijve dhe bijave të tyre, në luftën e shenjtë që bënë për thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri.
Gjithashtu, ministri dhe komandanti së bashku me delegacionin e MFSK-së, përcollën edhe manifestimin “Ditët e shqipes” organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafës.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











