Shkurt.ch
Ndërrim pozitash në Parlamentin e Bazelandit
Dje në kantonin Baseland janë mbajtur zgjedhjet për Parlamentin dhe për Qeverinë e kantonit. Këto zgjedhje, duke qenë të parat për këtë vit në nivel kantoni, janë marrë si një lloj uverture për zgjedhjet federale që mbahen në vjeshtë të këtij viti. Prandaj edhe rezultatet e tyre shihen me vëmendje.
Zgjedhjet kanë sjellë disa ndryshime. Në garën për parlamentin e kantonit, Partia Popullore (SVP) ka shënuar një ngritje. nga 21 sa i ka pasur, tash ka 24 përfaqësues në këtë institucion. Ndërsa Partia Socialdemokrate (SP) ka një përfaqësues më pak se sa ka pasur (20).
Humbësit me të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve konsiderohen Partia Liberale (FDP) dhe ajo e Kristiane Popullore (CVP). Të dyja së bashku kanë humbur 9 vende deputetësh.
Për herë të parë në Parlamentin e kantonit kanë hyrë përfaqësues nga partitë e reja GLP dhe BDP.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











