Shkurt.ch
Ndërroi jetë Josef Beerli Pepe
Ca rreshta përkujtimi për mikun tonë dhe mikun e shumë popujve, ambientalistin e pashoq.
Pepe und nda nga jeta nga një sëmurje e shkurtër dhe e papritur. Për lexuesit e AlbInfo-s permës rreshtave në vazhdim do të njoftohen qe e kanë humbur një mik të madh. Pepe, Kosovën e vizitoi shtatë herë, tri herë para lufte dhe katër herë pas luftës. E veçanta e udhëtimeve në Kosovë, ishte që ai dy herë me biçikletë shkoi në Kosovë dhe që këto udhëtime i bëri në moshën 60 vjeçare. Udhëtimet e tija me biçikletë kishin zgjatur 12 deri 13 ditë. Gjatë qëndrimit në Kosovë Pepe eci në këmbë dhe udhëtoi me biçikletë nëpër trojet shqiptare. I vizitoi shumë fshatra dhe qytete nga të cilat solli mbresat e tija me vete. I vizitoi edhe shkollat që mbanin mësim në shtëpitë private. Me që ishte i punësuar në sistemin arsimor të Kantonit ë Schwyz-it, si këshilltar profesionesh i njoftoi pedagogët dhe opinionin zviceran gjatë ligjërimeve të tija për gjendjen e shkollës shqipe në Kosovë në kohën e sundimit serb.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë dhe në trojet tjera i kishte përvetësuar njohuritë fillestare të gjuhës shqipe, që e ndihmonin për të komunikuar drejtpërdrejt me vendasit. Pepe zotëronte shumë gjuhë të huaja dhe kishte njohuri të gjerë për kulturat e popujve. Gjatë qëndrimit të tij në Kalabri, në njërin nga fshatrat që kishte vizituar kishte njohuri që është i banuar me shqiptar. Që në hyrje të fshatit e takon një banor të cilin e përshëndetë në gjuhën shqipe, me fjalën përshëndetëse „mirëdita“. Përgjigja e të panjohurit ishte poashtu „mirëdita“. Për Pepen njohuritë e tija nga historia se në Kalabri , Sicili etj. ka shqiptar, u vërtetua. Itinerari i udhëtimeve të Pepe-s ishin, shumë qendra dhe fshatra të Kosovës, Lugina e Preshevës, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Struga dhe shumë vende në Shqipëri. Pepe e vizitoi shumë herë Srebrenicën dhe qendrat tjera të Bosnjës.
Miqësia ime me Pepen fillon pas një mbrëmje informative të organizuar nga Caritasi Zviceran, në të cilën ishte referues një referent i kamufluar serb, (punëtor i Caritas-it Zviceran), i prezantuar që është i lindur në Zagreb dhe i rritur në Beograd. Gjatë ligjërimit Pepe e kishte kundërshtuar ligjërimin e tij për shtrembërim të historisë së popujve të Jugosllavisë, me që kishte njohuri të gjëra për historinë e popujve të Ballkanit. Pas pyetjes që ia shtroi ligjëruesit, „përse ka shumë shqiptar në Turqi“,. Përgjigja e ligjëruesit kishte qenë: „për shkaqe religjioze shqiptarët kanë ikur vullnetarisht në Turqi“. Më pas pason pyetja tjetër „a keni dëgjuar për eloboratin e Vasa çubrilloviqit mbi shpërnguljen e Shqiptarve në Turqi “. Kjo pyetje e kishte degraduar ligjëruesin e „rritur“ në Beograd. Pas kësaj ligjërate, Pepe me datë 21.02.2001 më kontaktoi mua. Miqësia ime me Pepen dhe të gjithë atyre që e kanë njohur, vazhdon të respektohet edhe pas largimit të tij fizik. Nderimet tona për këtë mikun tonë.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026












