Integrimi
Ndërroi jetë mësuesja e LAPSH, Antoneta Subashi-Alija
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ për kantonin Cyrih njofton të gjithë opinionin, si nxënës, prindër, kolegë dhe punëtorë të Arsimit, se kolegia jonë Antoneta Subashi – Alia pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë më 7.11.2015 në moshën 46 vjeçare. Antoneta ishte punëtore shumëvjeçare e LAPSH-së „Naim Frashëri” në Kantonin e Cyrihut.
Lajmi për vdekjen e koleges sonë për Kolektivin i LAPSH-së „ N. Frashëri “ për Cyrih ishte i rëndë, Antoneta deri në momentet e fundit kur sëmundja e detyroi të ndërpriste mësimin në shkollat shqipe në Kantonin Cyrih, punoi me një përkushtim të madh dhe ishte e palodhshme në detyrë dhe në çdo aktivitet që organizohej nga LAPSH e Kantonit Cyrih.
LAPSH-ë u shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe gjithë farefisit të gjerë nga Shqipëria dhe Kosova, i qoftë i lehtë dheu i tokës nënë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët Disa produkte të etiketuar si “pa gluten” kanë shënimin shtesë “mund të përmbajnë gjurmë gluten”, gjë... -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë












