Lajme
Ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar në Itali
Prindërit e tij pranojnë të dhurojnë organet e tij
L. Ç, 16-vjeçari shqiptar që u përfshi së bashku me katër persona të tjerë në aksidentin e rëndë që ndodhi pasditen e së dielës midis Brescia dhe Mantuas në Itali, nuk ia doli. I riu, i cili brenda një muaji do të kishte mbushur 17 vjeç, vdiq në spital për shkak të plagëve të rënda të marra.
L.Ç. ishte një lojtar i ri premtues nga Desenzano Calcio, po udhëtonte me makinë me të dashurën dhe nënën e saj. Për arsye ende të paqarta, automjeti i tyre u përplas me një automjet tjetër që vinte nga ana e kundërt. Nëna e të dashurës së L.Ç. ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
I riu është shpallur i vdekur klinikisht dhe tashmë pritet që të kryhen procedurat për heqjen e organeve.
16-vjeçari kishte një pasion të madh për futbollin dhe luante me ekipin e të rinjve të Desenzanos.
E-Diaspora
-
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim Bebe Rexha zbërthen një zakon të veçantë shqiptar (Video) ... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













