Shkurt.ch
Ndërtimtarët ashpërsojnë fjalorin
Është vendosur që më 24 shtator në Bernë të mbahet një manifestim në nivel nacional. Ndërsa nga fundi i vitit nuk përjashtohen as grevat
Rreth 800 punëtorë të ndërtimtarisë, të organizuar nga sindikatat Unia dhe Syna, janë mbledhur dje në një kuvend në Bernë, për të shpallur aksionet që ata mendojnë të ndërmarrin në muajt në vijim. Ata kanë deklaruar se gjatë verës do të realizojnë aksione të ndryshme nëpër vendpunishtet e tyre. Pastaj, në këtë takim është vendosur që më 24 shtator të këtij viti në Bernë të mbahet një manifestim në nivel nacional. Ndërsa nga fundi i vitit nuk përjashtohen as grevat.
Sindikatat kërkojnë përveç tjerash sigurimin e punëtorëve të ndërtimtarisë nga aksidentet dhe sëmundjet . po ashtu ata kërkojnë që mosha 60 vjeçare e pensionimit për ndërtimtarët (që është arritur para disa vitesh) të mos vihet në pikëpyetje ashtu sikurse as paga minimale.
E ballafaquar me kërkesat e sindikatave, ka reaguar federata e ndërmarrjeve ndërtimtare. Sipas kryetarit të kësaj federate Werner Messmer, kërkesat dhe frika e sindikalistëve në momentin e pikërishëm janë pa vend. Paraprakisht duhet biseduar rreth këtyre temave, ka thënë ai në emisionin “Tagesschau” të televizionit sf1.
Dalja në opinion me këso “gënjeshtrash”, para se të zhvillohen bisedime, sipas Messmer, është marketing. Marrëveshja kolektive për ndërtuimtarinë i rregullon kushtet e punës për rreth 100 mijë punëtorë të ndërtimit. Dhe kësaj marrëveshjeje i kalon afati në fund të këtij viti. Ndërsa klima në mes të punëtorëve të ndërtimtarisë dhe e punëdhënësve të kësaj dege është acaruar qëkur në dhjetorin e kaluar, punëdhënësit i kishin ndërprerë bisedimet për pagat.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











