Lajme
Ndihma e Lozanës për bibliotekën e Ferizajt
Me një ndihmë prej 5 mijë eurosh që janë dhënë donacion nga Komuna e Llozanës, janë ndërtuar raftet e reja në “këndin e librit francez” në bibliotekën e qytetit në Ferizaj
Lidhjet kulturore ndërmjet komunës së Lozanës dhe asaj të Ferizajt, po vazhdojnë të forcohen edhe më shumë. Përveç këndit prej rreth 400 librash në gjuhën frënge që erdhën donacion në qershor të këtij viti, komuna zvicerane me ndihmë prej 5 mijë eurosh, ka financuar edhe ndërtimin e rafteve të reja në bibliotekën e qytetit.
Për ndihmën e komunës së Lozanës shprehet falënderues Teuta Demiri, drejtoresh në bibliotekën e qytetit “Sadik Tafarshiku”.
“Një donacion nga biblioteka e Lozanës kemi marrë 5000 €, dhe si duket aq kanë kushtuar raftet për sektorin për të rritur”, deklaroi Demiri për Albinfo.ch. Ajo tha se në bashkëpunim me bibliotekën e Lozanes, në Ferizaj e kanë formuar këndin e librit në gjuhen frënge.
Pagesa për raftet e reja, sipas saj, ka shkuar përmes Komunës së Ferizajt, nga firma e cila fituar tenderin për pajisjen me inventar të institucioneve.
“Bashkëpunimi me Komunën e Lozanës është korrekt dhe shpresojmë se do vazhdoje ky bashkëpunim edhe në të ardhmen”, deklaroi Demiri, e cila për bashkëpunimin me këtë komunë e ka falënderuar aktivistin dhe bashkatdhetarin Musa Kamenica, i cili ka krijuar lidhjet ndërmjet dy komunave Lozanës dhe Ferizajt.
Siç ka raportuar edhe më herët Albinfo.ch, në kontingjentin e librave të dhuratë nga zyrtarët zviceranë, në qershor të këtij viti, kanë qenë 378 vepra letrare si dhe libra për mësim të gjuhës frënge, 47 stripe, 20 fjalorë, 45 CD dhe 13 DVD.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











