Lajme
Ndihma sllovene për Ministrinë e Diasporës
Dy ministrat, Murati dhe Zhmavc konstatuan se për vendet si Kosova dhe Sllovenia, bashkëpunimi dhe mbajtja e lidhjeve me diasporën është jetike
Ministri i Diasporës, Valon Murati gjatë qëndrimit në Slloveni, u takua me ministrin e shtetit Slloven për diasporë, Gorazd Zhmavc, me të cilin diskutuan mundësitë më të mira të bashkëpunimit në fushën e mërgatës e diasporës. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Ministrisë sllovene të Arsimit.
Në kuadër të vazhdimit të mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë, ministri Murati e ftoi homologun e tij slloven për një vizitë zyrtare në Prishtinë gjatë këtij viti.
Si rezultat i takimit dy ministrat konstatuan se për vendet si Kosova dhe Sllovenia, bashkëpunimi dhe mbajtja e lidhjeve me diasporën është jetike, thuhet në komunikatën për media lëshuar nga MeD, raporton albinfo.ch.
Pas njoftimin nga ministri Murati për punën që Ministria e Diasporës të cilën e udhëheq është duke bërë në fusha të ndryshme, ministri Zhmavc e përgëzoi ministrin Murati për punën e mire, sidomos për aktivitetet e rrjetëzimit të kategorive të ndryshme profesionale të diasporës.
Në këtë takim ishin prezent edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Sportit të Sllovenisë ku me ta u diskutua përkrahja e shtetit Slloven për mësimin plotësues të gjuhës dhe kulturës shqipe në Slloveni, sidomos në ato zona ku është më e koncentruar diaspora jonë.
Ne këtë takim ministri Murati u shoqërua nga Ambasadori i Kosovës ne Slloveni, Nexhmi Rexhepi.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












