Futboll
Ndikimi i shqiptarëve në futbollin zviceran
Para pak ditësh janë shpallur më të mirët e futbollit në Zvicër për vitin 2024.
Nga gjithsej katër çmime për futbollistë, mbrëmja gala u dominuq nga shqiptarët, të paktën sa u takon çmimeve të fituara nga futbollistët.
Tri prej katër çmimeve i kanë fituar lojtarët shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
Granit Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë i përfaqësueses së Zvicrës për vitin 2024. Lojtari më i mirë i ri për vitin 2024 u shpall Ardon Jashari, ndërsa lojtari më i mirë i Challenge League, që është kategoria e dytë zvicerane, u shpall Valon Fazliu. Renato Steffen ishte i vetmi lojtar joshqiptar, i shpërblyer. Ai u shpall lojtari më i mirë i Superligës së Zvicrës për vitin 2024.
Ceremonia në Bernë vetëm konfirmoi atë që dihet për shumë kohë – se ndikimi i shqiptarëve në futbollin e Zvicrës është shumë i madh.
Xhaka u shpall për herë të tretë rresht lojtari më i mirë i përfaqësueses. Pak ditë më parë ai mori çmimin MVP në ceremoninë e shpalljes së sportistëve më të mirë të Zvicrës për vitin e kaluar. Jashari është e ardhmja e përfaqësueses helvetike, ndërsa Fazliu ka kohë që shkëlqen në kategorinë e dytë zvicerane.
“Sigurisht që ndihem shumë krenar për bashkëkombësit e mi shqiptarë që sonte në mesin e shumë futbollistëve profesionistë morën tri prej katër çmimeve. Kjo motivon të gjithë shqiptarët dhe na jep ndjenjë pozitive që ende si shqiptarë jemi shumë të rëndësishëm dhe kemi ndikim të madh në futbollin e Zvicrës. Uroj tre djelmoshat për çmimet e fituara dhe u uroj edhe më shumë suksese në sezonin pranveror. Këto çmime individuale, por edhe sukseset tjera si me klube ashtu edhe me përfaqësuese, konfirmojnë rëndësinë e shqiptarëve për futbollin në Zvicër”, ka thënë për kohën ish-sulmuesi Milaim Rama. Ai është i pari shqiptar që ka luajtur për përfaqësuesen e Zvicrës dhe vlerësohet se ka hapur shumë dyer për shqiptarët në shtetin helvetik.
Emra tjerë të rëndësishëm të futbollit shqiptar si Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi e Albert Bunjaku kanë përfunduar karrierën tashmë. Xherdan Shaqiri i ka dhënë fund karrierës me përfaqësuese, por shqiptarët megjithatë mbesin me ndikim të madh në shtetin helvetik.
Granit Xhaka aktualisht është i pakrahasueshëm për nivelin që ka arritur. Pos që udhëheq Zvicrën si kapiten, ai ka pasur suksese kulmore edhe me Bayer Leverkusenin, duke fituar titullin e kampionit në Bundesligë me kampanjë historike. Aktualisht po paraqitet me sukses edhe në Champions.
Klubet e Zvicrës vazhdojnë të jenë të mbushura me lojtarë shqiptarë, njëjtë si përfaqësueset e grupmoshave dhe akademitë e klubeve. Është e sigurt se futbollistë shqiptarë do ta fitojnë titullin në Superligën e Zvicrës.
Lidere aktualisht është Lugano, për të cilën skuadër paraqiten Albian Hajdari, Uran Bislimi, Shkëlqim Vladi e Amir Shaipi.
Te Baseli i vendit të dytë janë Xherdan Shaqiri, Taulant Xhaka, Leon Avdullahu e Albian Ajeti. Te Lausanne e vendit të tretë është Alban Ajdini. Luzerni është në vendin e katërt, kurse për këtë skuadër luan Donat Rrudhani.
Përzgjedhjen e më të mirëve e ka bërë Federata e Futbollit e Zvicrës bashkë me Ligën Zvicerane të Futbollit. Lavdatat për Xhakën, Jasharin e Fazliun nuk kishin të ndalur.
Me trendin aktual, shqiptarët do të fitojnë çmime të rëndësishme edhe në të ardhmen.
Shpesh shqiptarët e rritur në Zvicër kritikohen kur nuk zgjedhin të luajnë për Kosovën apo Shqipërinë. Por lidhja e tyre me vendin e origjinës vazhdon të jetë shumë e fortë, në të shumtën e rasteve. Dhe prej nivelit që kanë shqiptarët në Zvicër, vazhdimisht përfitojnë edhe Kosova e Shqipëria.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













