Lajme
Ndriçimi i figurës së Skënderbeut dhe epokës së tij në fokusin e një studiuesi
Shoqata "Gjergj Kastrioti" me seli në Zvicër ka organizuar promovimin e librit "Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, bibliografi", të autorit Gjon Keka, nga Graci, Austri
6 maji, që konsiderohet si dita e lindjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut është shënuar të shtunën me një aktivitet interesant në bibliotekën Pestalozzi të Cyrihut. Shoqata “Gjergj Kastrioti” me seli në Zvicër ka organizuar promovimin e librit “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, bibliografi”, të autorit Gjon Keka, nga Graci, Austri, raporton albinfo.ch.
Aktiviteti është organizuar nga shoqata “Gjergj Kastrioti”, me seli në Zvicër ndërsa është moderuar nga Bujar Salihu, anëtar i kryesisë së Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës.
Të pranishmit , në cilësinë e organizatoriti ka përshëndetur Agim Pepaj, kryetar i shoqatës “Gjergj Kastrioti”. Ai ka përmendur këtu kontributin e çmuar të Gjon Kekës në vlerësimin e figurës së madhe të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe ka kujtuar se shoqata që drejtohet nga ai, si objektiv kryesor dhe mbase të vetëm, ka pikërisht këtë: vlerësimin dhe afirmimin e kësaj figure madhore shqiptare, që kalon kufijtë kombëtarë.
Bujar Salihu ka lexuar një biografi të historianit Gjon Keka, e cila përfshi një listë të gjatë titujsh, shumë prej tyre kushtuar Skenderbeut por edhe proceseve historike nëpër të cilat ka kaluar kombi shqiptar.
Historiani Keka i është përkushtuar prej vitesh (kryesisht) studimit të figurës historike të Kastriotit dhe deri më tani ai ka botuar një numër të konsiderueshëm librash me këtë temë, duke pasuruar kështu opusin e veprave kushtuar kryeheroit të shqiptarëve.
Gjon Keka, i pranishëm në këtë aktivitet ka prezantuar pikëpamjet të cilat i mbështet në librat e tij për Skënderbeun që mund të konsiderohet tashmë përcaktim jetësor i tij, shkruan albinfo.ch. Ai ka folur për rolin që Gjergj Kasrioti Skënderbeu ka pasur në historinë jo vetëm të shqiptarëve por edhe të Evropës.
Dr. Keka, veç tjerash ka thënë se, pa veprën dhe emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut jo vetëm që nuk mund të mendohet qenia e shqiptarëve të sotëm këtu ku janë por edhe Evropa, perëndimi i sotëm i detyrohet shumë veprës së Skënderbeut. Prandaj, vepra e tij ka vlerë universale.
Kjo pasqyrohet edhe në numrin e madh të librave që i janë kushtuar heroit tonë kombëtar, gjithandej në Evropë. Duke filluar që nga bashkëkohësi i tij, shqiptari nga Shkodra, Marin Barleti e tutje, deri sot, është shkruar një bibliotekë e tërë, mbi 1000 libra nëgjuhë të ndryshme, që i kushtohen Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Pyetjes së mdoeratorit nëse ne, shqipptarët, si komb dhe si shoqëri, kemi bërë mjaft për Skënderbeut, referuesi i është përgjigjur me mohim. Mjerisht, nuk i kemi dalë hakut, shkruan albinfo.ch. Dhe jo vetëm Skënderbeut por edhe figurave të tjera të shquara përgjatë historisë sonë. Për të bërë vlerësimin meritor të tyre, nuk mjafton puna e një ose disa autorëve të veçuar, për këtë duhet të “bashkohen kokat”, të punohet në mënyrë ekipore, në nivel institucionesh. Dhe, ne këtu po ngecim. Akademitë tona të shkencave, për fat të keq, nuk janë angazhuar në këtë drejtim deri më sot”, ka konstatuar, veç tjerash, dr. Gjon Keka.
Ai me këtë rast ka folur edhe për tendencat për denigrim të figurës së Skënderbeut, nga një dorë “studiuesish” në njërën anë dhe ato për përvetësimin e kësaj figure në anën tjetër, nga studiues të tjerë, kryesisht të vendeve fqinje. Edhe në këtë pikë, ka thënë ai, është e nevojshme puna e institucioneve tona. Për një gjë të tillë duhet jo vetëm shkrimi i historisë së vërtetë por edhe përkthimi i saj në gjuhët botërore, shrkuan albinfo.ch. Dhe kjo, mjerisht kushton, nevojitet mbështetje financiare nga shtetet tona.
Autorit të librave të promovuar i janë bërë edhe pyetje nga publiku, duke i dhënë këtij takimi edhe karakterin e bashkëbisedimit autor-lexues.
Suela Jorgaqi, në cilësinë e nikoqires, me fjalën e saj ka shprehur kënaqësinë që ka pasur mundësinë të vejë në dispoziciontë këtij dhe aktiviteteve tjera kulturore të shqiptarëve të Zvicrës. Ajo po ashtu ka nxitur të pranishmit të bëhen pjesë e bibliotekës që drejton ajo (Pestalozzi, Hardau Zürich) veç tjerash për faktin se në fondet e saj ka edhe mjaft libra në gjuhën shqipe.
Me disa këngë, kryesisht nga tradita arbëreshe, është paraqitur këngëtarja e njohur shqiptare, e ardhur nga Lozana për këtë rast, Mimoza Selimi. Këngëve të saj, të kënduara me përkushtim dhe emocion, i është bashkuar edhe publiku.
Në përmbyllje, të pranishmit kanë pasur mundësinë të marrin librat e dr. Gjon Kekës me nënshkrimin e tij.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave





















