Jeta në Zvicër
Ndryshime në fuqinë politike të partive të Zvicrës
Parlamenti i Zvicrës do të dukej kështu: SVP/UDC: 24.6%, SP/PS: 20.1%, FDP/PLR: 15.8%, CVP/PDC: 11.2%, Të Gjelbrit: 7.3%, GLP 7.3% dhe BDP: 4.8%
Saktësisht një vit i ndan zviceranët nga dita e zgjedhjeve parlamentare të nivelit nacional. Por, sikur këto zgjedhje të mbaheshin më 18 shtator 2014 (dita kur është zhvilluar sondazhi), partitë do të ndaheshin me rezultate që ndryshojnë në një masë nga zgjedhjet e kaluara.
Kështu, sondazhi i realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit gfs.bern me porosi të SRG, tregon se humbësit e zgjedhjeve do të ishin SVP/UDC, e cila do të kishte 2.2 për qind më pak votues dhe CVP/PDC bashkë me të Gjelbrit që do të humbin nga 1.1 për qind të elektoratit aktual, shkruan srf.ch. Me gjithë këtë zvogëlim të votave, SVP/UDC me 24% do të mbetej edhe më tutje partia më e madhe në vend.
Nga ana tjetër partitë se SP/PS FDP/PLR dhe GLP do të shtonin votuesit sikur zgjedhjet të mbaheshin më 18 shtator 2014. Rritja e SP-së do të ishte për 1.4%, e FDP-së 0.7% dhe e GLP-së 1.9%.
Me këto ndryshime, skena politike gjegjësisht fuqia në Parlamentin e Zvicrës do të ndahej kështu: SVP/UDC: 24.6%, SP/PS: 20.1%, FDP/PLR: 15.8%, CVP/PDC: 11.2%, Të Gjelbrit: 7.3%, GLP 7.3% dhe BDP: 4.8%.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje










