Lajme
Ndryshimet klimatike rrezikojnë brezat e ardhshëm, kërkohet reagim urgjent
Njerëzimit i ka mbaruar koha për të kthyer valën e ndryshimeve klimatike që kërcënojnë planetin, duhet bërë sa më shpejt sa nuk do jetë vonë për fëmijët tanë, ishte mesazhi i kryeministrit britanik, Boris Johnson, drejtuar liderëve botërorë gjatë samitit COP26 në Glasgou, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Ne duhet të kalojmë nga fjalët në veprime reale për qymyrin, makinat, paratë (për të investuar në tranzicion) dhe gjelbërimin”, këmbëngul Johnson.
“Nuk është më koha për shpresa, qëllime apo aspirata, por për angazhime dhe afate konkrete drejt ndryshimit”, shtoi ai.
Britania e Madhe kryeson me shembullin konkret të akordimit të 12,6 miliardë sterlina gjatë pesë vjetëve të ardhshme (afërsisht 15 miliardë euro ose tre miliardë në vit) për të ndihmuar kalimin drejt një ekonomie të qëndrueshme globale.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori









