Bota
Ndryshimi në Hungari: Magyar pritet të zbatojë reforma të mëdha
“E kemi çliruar Hungarinë”, u shpreh kreu i opozitës, Magyar. Partia e tij Tisza fitoi zgjedhjet në Hungari, me gjasa, me shumicën prej dy të tretash. Orbán e pranoi humbjen
Pas zgjedhjeve të dielën, (12.04.) në Hungari pritet ndryshim qeverie: Njoftohet, se pas numërimit të pothuajse 99 për qind të votave, partia Tisza e udhëheqësit të opozitës Peter Magyar kryeson dukshëm ndaj partisë Fidesz të kryeministrit Viktor Orbán. Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Zgjedhor, partia opozitare Tisza ka siguruar 138 nga 199 mandate dhe ka arritur 53,2 për qind të votave. Me këtë ajo siguron shumicën prej dy të tretash, që ka kufirin e 133 mandateve. Vetëm me një shumicë prej dy të tretash, Magyar mund të zbatojë reforma të gjera, sepse shumë ligje nuk ndryshohen dot me shumicë të thjeshtë, raporton DW, transmeton albinfo.ch.
Magyar: “E kemi çliruar Hungarinë”
Magyar deklaroi vonë në mbrëmje se, përballë mandatit të fortë që ka marrë, ndërrimi i pushtetit do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe të qetë. “Bashkë e kemi rrëzuar sistemin e Orbánit, bashkë e kemi çliruar Hungarinë”, tha ai para dhjetëra mijëra mbështetësve të entuziazmuar në bregun e Danubit në Budapest.
“Sot fituam sepse hungarezët nuk pyetën se çfarë mund të bëjë atdheu i tyre për ta – por se çfarë mund të bëjnë ata për atdheun e tyre”, shtoi Magyar. “Ju e gjetët përgjigjen. Dhe vepruat sipas saj.” Hungaria do të jetë sërish një partner i fortë në BE dhe në NATO, premtoi Magyar.
Orbán: “Një rezultat i dhimbshëm”
Kryeministri aktual, Viktor Orbán, e pranoi humbjen e partisë së tij. Ai e cilësoi rezultatin e zgjedhjeve si “të dhimbshëm”. “Nuk na është besuar përgjegjësia dhe mundësia për të qeverisur. I kam uruar partisë fituese fitoren”, tha më tej Orbán.
Pas 16 vitesh Orbán rrëzohet nga pushteti. Partia e tij Fidesz siguroi 55 mandate, me një përqindje votash prej 38,3 për qind.
Partia e ekstremit të djathtë Atdheu Ynë (Mi Hazank) e kaloi pragun prej pesë për qind me 5,9 për qind të votave dhe fitoi 6 mandate. Asnjë parti tjetër nuk arriti të hyjë në parlament. Në përbërjen e re parlamentare nuk do të ketë parti të majta, të gjelbra apo liberale.
Dita e zgjedhjeve në Hungari u karakterizua nga një pjesëmarrje rekord në votime. Gjysmë ore para mbylljes së qendrave të votimit, 77,8 për qind e votuesve me të drejtë vote kishin hedhur votën e tyre, bëri të ditur komisioni zgjedhor në Budapest. Katër vjet më parë, në të njëjtën orë, pjesëmarrja kishte qenë 67,8 për qind.
E-Diaspora
-
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri do të organizojë simpoziumin e radhës shkencor Shoqata fton të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për komunitetin... -
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës -
Samiti i Diasporës Shqiptare merr vëmendje globale: Mesazh nga ‘Times Square’ për lidhjen me atdheun -
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sot fillon Samiti i Katërt i Diasporës Nga dita e sotme deri më 15 prill 2026, Tirana kthehet në qendrën e shqiptarëve nga... -
Të rinjtë rekrutohen përmes Snapchat për të vjedhur makina luksoze në Zvicër -
Zvicra po bëhet gjithnjë më e dendur, ndërsa Evropa po zbrazet -
Dy priftërinj nga Dioqeza e Bazelit pezullohen për dyshime për abuzim seksual -
Regjimi kubanez përfiton miliona nga duhanpirësit e purove në Zvicër












