Lajme
Në 2013 fillon regjistrimi bujqësor në Kosovë
Regjistrimi bujqësor në Kosovë, do të fillon në 2013. Mungesa e të dhënave të sakta bujqësore dhe kadastrale, e cila si vështirësi e ka përcjellë punën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural gjatë gjithë këtyre viteve të pasluftës, ka paraqitur nevojën që të kërkohet përkrahje edhe nga Komisioni Evropian dhe komuniteti i donatorëve për të financuar projektin për regjistrimin bujqësor në Kosovë.
Përgjegjësinë kryesore për regjistrimin bujqësor, faza përgatitore e të cilit do të filloj në vitin 2012, do ta ketë Enti i Statistikave të Kosovës, i cili për implementimin e këtij projekti do të bashkëpunojë shumë ngushtë edhe me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe me Ministrinë e Administratës Publike.
Rezultatet e pritura nga implementimi i këtij projekti, i cili do të zgjas deri në vitin 2014, janë hartimi dhe botimi i një serie të plotë të të dhënave të sakta për sektorin e bujqësisë, të hartuara dhe të përpunuara në përputhje të plotë me normat dhe standardet ndërkombëtare. Ndërsa, implementimi i këtij projekti, përveç që do të financohet prej pjesës së mjeteve të mbetura në vlerë prej 2.3 milionë euro nga regjistrimi i tanishëm i popullsisë, do të financohet edhe prej KE së, donatorëve të tjerë dhe buxhetit shtesë të Qeverisë (vlera e përgjithshme e këtij projekti sillet në rreth 4.7 milionë euro).
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës












