Lajme
Në 2017-tën, rezultatet e regjistrimit të diasporës
Rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës dhe mërgatës kosovare pritet të dalin në fillim të vitit 2017, ka deklaruar ministri Murati
Rezultatet e regjistrimit të diasporës dhe të mërgatës kosovare nuk do tëmund të publikohen para vitit 2017. Kështu ka deklaruar ministri i Diasporës, Valon Murati, i cili procesin e deritanishëm të regjistrimit e ka vlerësuar të suksesesh, sipas dinamikës së parashikuar nga institucionet në Prishtinë.
“Regjistrimi aktiv përfundon në dhjetor të vitit 2016, ndërsa ai pasiv zgjat edhe për një vit. Kurse rezultatet e para preliminare pritet të dalin në fillim të vitit 2017”, ka deklaruar Murati për “epokën e re”.
Ai po ashtu ka thënë se Ministria e Diasporës është në rrugë të mbarë për krijimin e një klime të shëndoshë partneriteti midis institucioneve të vendit dhe bizneseve të diasporës shqiptare. Bizneset nga diaspora, siç tha ai, kanë vullnet dhe dëshirë për të investuar në Kosovë, mirëpo problem po del të jetë mungesa e sigurisë së investimeve.
“Mbetët në ne, në institucionet e Kosovës si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, që të punojmë bashkërisht për të krijuar një ambient sa më të favorshëm për investim”, është shprehur Murati.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











