Muzikë
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër
Pavarësisht jetesës në një shtet tjetër, shqiptarët e Zvicrës gëzojnë atdhedashuri dhe përçojnë vlera burimore të shquara shqiptare.
Ansambli i këngëve dhe valleve burimore shqiptare “Vatra” në Zvicër për vite me radhë ka ruajtur vlera kulturore e kombëtare. Kësaj radhe, ky ansambël për herë të parë do të përfaqësoj kulturen shqipare në festivalin e shquar “Albanifest”, shkruan albinfo.ch.
Albanifest cilësohet si festa më e madhe e një qyteti në Evropë “grösstes Stadfest in Europa”.
Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që një ansambël apo shoqëri shqiptare merr pjesë në këtë event, ku përfaqësohen pothuajse të gjitha komunitetet tjera që jetojnë në Zvicër.
“Të lumtur pa masë që ëndrra jonë u bë realitet me pjesëmarrjen e Ansamblit VATRA në ALBANIFEST. Për herë të parë në historinë 50-vjeçare të realizimit të këtij eventi merr pjesë një shoqëri kulturo-artistike shqiptare. Pas paraqitjes dinjitoze të kulturës dhe traditës sonë në “Eidgenösisches Älplerfest” në Pratteln BL në vitin 2022, Ansambli VATRA është gati që të thyejë akullin sërish por këtë herë në Winterthur në datat 28-30 Qershor 2024”, shprehet kryetari i këtij ansambli, Lulzim Krasniqi.
Sipas tij, ky moment është triumf për kulturën, traditën dhe identitetin shqiptar.
“Përmes veshjes së shumëllojshme të anëtarëve tanë, ushqimeve tradicionale, promovimin e produkteve vendore si dhe muzikën tonë të dashur me këngë e valle Ansambli VATRA do të prezentojë me krenari bukuritë e trojeve shqiptare! Adresa jonë në Steinberggasse 57 është vendi ku të gjithë jeni të ftuar të përjetoni bukurinë dhe sharm të VATRËS sonë. Ju presim me zemër të hapur”, shprehet ai.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













