Lajme
Në Aeroportin e Cyrihut, 89% më pak pasagjerë gjatë nëntorit
Në nëntor, përmes Aeroportit të Cyrihut kanë fluturuar 245.187 pasagjerë, ka njoftuar të enjten operatori i aeroportit
Qarkullimi në Aeroportin e Cyrihut ka pësuar mjaft shumë edhe nga vala e dytë e koronavirusit, në nëntor.
Pasi numri i pasagjerëve kishte rënë në shtator dhe tetor, rënia e tij krahasuar me vitin 2019 u bë edhe më e ashpër në nëntorin tradicionalisht të dobët, shkruan srf.ch.
Krahasuar me muajin e tetorit, numri i udhëtarëve të trajtuar në këtë aeroport, praktikisht është përgjysmuar.
Në nëntor, përmes Aeroportit të Cyrihut kanë fluturuar 245.187 pasagjerë, ka njoftuar të enjten operatori i aeroportit, transmeton albinfo.ch. Kjo ishte 89 për qind më pak se në nëntor të vitit të kaluar.
Trendi në rënie është përshpejtuar përsëri me një ritëm të theksuar krahasuar me dy muajt e mëparshëm.
Aeroporti i Cyrihut është më i madhi në vend, gjegjësisht më i madh se dy aeroportet tjera ndërkombëtare (Gjeneva dhe Bazeli) së bashku.
Ai konsiderohet si porta më e madhe për qarkullimin e udhëtarëve në Zvicër dhe nga Zvicra.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













