Kosova
Në aeroportin e Prishtinës rritet trafiku ajror komercial
Në muajin mars të këtij viti u shënua një rritje nga 21.3% të trafikut ajror komercial në aeroportin e Prishtinës, apo 1847 operime ajrore, njofton Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Këshilli Evropian i Aeroporteve ka publikuar muajin e kaluar të dhënat e trafikut për vitin 2023. Sipas tyre, Kosova radhitet ndër vendet e para që ka pasur rritje fluturimeve me 44.3 për qind, krahasuar me vitin 2019.
Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” ka përmbyllur vitin 2023 si një vit të suksesshëm me një numër rekord udhëtarësh, si asnjëherë më parë.
Numri i udhëtarëve dhe fluturimeve vazhdon me një trend të rritjes edhe në këtë vit. Në muajin janar 2024 ka pasur 287 205 udhëtarë, apo 21.9 % më shumë se sa në muajin janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3% më shumë krahasuar me janar 2023.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












