Kosova
Në Ambasadën e Kosovës në SHBA nderohet Afrim Bunjaku
Gjatë ditës së sotme, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë mbledhur pjesëtarë të komunitetit të diasporës dhe miku i Kosovës, ambasadori William Walker, për të nderuar heroin Afrim Bunjaku, i cili u vra në sulmin e së dielës në Banjskë.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga ambasada përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ku u tha se bashkatdhetarët kanë nderuar aktin heroik të rreshterit Bunjaku.
“Bashkatdhetarët tanë kanë nderuar aktin heroik të rreshterit Bunjaku, i cili dha jetën në mbrojtje të rendit dhe ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës. Për nder të heroit Afrim Bunjaku, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, gjeneralmajor Arben Kingji dhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, vizituan Ambasadën e Kosovës në Uashington, D.C.”, thuhet në njoftim.
At the premises of the Embassy of the Republic of Kosovo in the USA, members of the community of our diaspora in Washington, D.C. gathered to honor Sergeant Afrim Bunjaku, Kosovo Police member killed in the line of duty by terrorists organized by Serbia.
Our compatriots have… pic.twitter.com/NwjBxJJeVD
— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) September 30, 2023
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













