Kosova
Asambleja Parlamentare e KiE-së: Kosova, pikë kryesore e rendit të ditës
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i ka bërë të ditura disa nga pikat e agjendës së sesionit pranveror, ndërkaq këtyre pikave u prinë çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE, përcjell albinfo.ch.
Në një njoftim të Asamblesë Parlamentare thuhet se debati mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe votimi i një draft-opinioni do të jetë një moment kryesor i sesionit pranveror.
“Sesioni pranveror po vjen…! Një debat mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe votimi i një draft-opinioni, do të jetë një moment kryesor i sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), që do të mbahet në Strasburg nga 15 -19 prill 2024”, thuhet në njoftimin.
Pikët tjetër e rendit e sesionit pranveror do të jetë debati, siç thuhet, për “vdekjen e Alexei Navalny dhe nevojën për t’iu kundërvënë regjimit totalitar të Vladimir Putin dhe luftës së tij kundër demokracisë”.
Ndryshe, lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE një ditë më parë ka folur edhe presidentja Vjosa Osmani.
Në një takim me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, Osmani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës do të ishte triumf për demokracinë dhe për të drejtat e njeriut jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Evropën.
“Anëtarësimi i Kosovës do të ishte triumf për demokracinë dhe për të drejtat e njeriut jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Evropën”, citohet të ketë thënë presidentja.
Tutje, Osmani ritheksoi se përmes mekanizmave të ndryshëm që i ofron Këshilli do të mundësohej mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën Zvicra regjistroi 554,963 vepra penale në vitin 2025, një rënie prej 1.5% krahasuar me vitin e... -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve













