Maqedonia
Në autostradën Veles-Shkup kapen 45 emigrantë
Dënimet për ata që kapen duke transportuar emigrantë janë të larta
Emigrantë nga Siria, Avganistani, Pakistani, Bangladeshi dhe vende tjera të Lindjes së Mesme vazhdojnë që ilegalisht të kalojnë kufirin Greqi-Maqedonia e Veriut, me synimin që të arrijnë në vendet e Evropës Perëndimore.
“Mbrëmë 15 minuta pas mesnatës është arrestuar 28-vjeçari me iniciale I.M nën dyshimin për veprën penale trasport të migrantëve. Në autostradën Veles-Shkup, në afërsi të pikpagesës rrugore është ndalur një automjet Iveko, në të cilën janë gjetur 45 migrantë. Policia e ka arrestuar I.M. dhe ndaj tij do të ngritet procedurë adekuate”, u shpreh Toni Angelovski nga MPB.
Nga MPB thonë se në bashkëpunim me pjesëtarët e policisë së vendeve mike, me të cilët patrullojnë së bashku në kufirin jugor, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që të pengohen kalimet ilegale të kufirit nga ana e emigrantëve.
Që nga fillimi i këtij viti organet e rendit kanë penguar mbi 50 tentime për transport ilegal të emigrantëve, ndërsa janë regjistruar mbi 15 mijë e 700 tentime për kalim ilegal të kufirit.
Dënimet për ata që kapen duke transportuar emigrantë janë të larta, prej një deri në 5 vjet për emigrantë të moshës së rritur, ndërsa për fëmijë dënimet janë edhe më të larta, por pagesa prej 500 deri në 1000 euro për emigrant bën që disa njerëz t’i futen këtij rreziku.
Në Greqi dhe vendet tjera të BE-së ekziston frika për rritjen e numrit të emigrantëve pas intervenimit të ushtarak të Turqisë në pjesën veriore të Sirisë.
Autoritetet greke kanë njoftuar se vetëm të premten dhe të shtunën në Greqi kanë arritur mbi 240 migrantë nga Turqia, ndërsa nuk e përjashtojnë mundësinë se numri në ditët në vijim mund të rritet.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana














