Kosova
Ballkani: Rritet korrupsioni, largohen banorët
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka publikuar Barometrin Ballkanik për gjashtë muajt e parë të vitit 2023 dhe për këtë ka anketuar rreth 60 mijë qytetarë dhe 12 mijë biznese në Ballkanin Perëndimor lidhur me pritshmërinë e tyre për jetën dhe punën, situatën politike, social-ekonomike të rajonit, qëndrimet e tyre ndaj bashkëpunimit rajonal dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Në gjashtë vendet e rajonit, Serbi, Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë, 27% e qytetarëve të anketuar mendojnë që niveli i korrupsionit është rritur dhe se mbetet problemi më shqetësues dhe penalizues sa i përket integrimit në BE.
38% të qytetarëve shqiptarë të anketuar, Shqipëria është vendi me korrupsionin më të lartë në rajon. Pasuar nga Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut me 26%, Mali i Zi dhe Serbia me 25% dhe e fundit sipas perceptimit publik, Kosova me 22%, shkruan DW.
Ndërkohë që 69% e qytetarëve në nivel rajonal mendojnë se ligji nuk zbatohet njëjtë për të gjithë.
75% e banorëve të Ballkanit Perëndimor nuk u besojnë partive politike dhe 45% ndihen të kërcënuar nga armët ilegale.
Ndërkaq, 71% e rinisë dëshiron të emigrojë, në nivel rajonal 44% duan të largohen nga vendi i tyre, shifër kjo që është 5% më e lartë se vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave nga Barometri Ballkanik 2023, 57% e qytetarëve duan të largohen nga Kosova, 45% – Milazi i Zi, 44% – Shqipëria dhe 41-Serbia.
Nivelin më të ulët në rajon e ka Bosnjë e Hercegovina, ku vetëm 38% e qytetarëve të saj të anketuar e projektojnë jetën e tyre duke u larguar nga vendi, shkruan DW.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












