Lajme
Në Bavari, rënie e lehtë e fluksit të refugjatëve kosovarë
bazuar në trendin në rënie të numrit të refugjatëve nga Kosova duket se nuk do të ketë nevojë për të gjitha kapacitetet emergjente të strehimit në dispozicion.
Ministria për Punë Sociale e landit të Bavarisë ka regjistruar një rënie të vogël të numrit të refugjatëve nga Kosova. “Por është ende herët të nxirren përfundime. Duhet të presim rrjedhën që do të kemi gjatë javës”, ka thënë për mediet gjermane një zëdhënës i kësaj ministrie.
Si reagim ndj rritjes drastike të numrit të azilkërkuesve kosovarë, ministrja e punëve sociale Emilia Müller gjatë javës që shkoi ka futur në fuqi planin emergjent dimëror për strehimin e refugjatëve.
Qeveritë e shtatë qarqeve të landit mbi këtë bazë kanë të drejtë t`i aktivizojnë të gjitha hapësirat emergjente. Nuk ka ndonjë regjistër se sa nga 20 mijë vendet që vihen në dispozicion në bazë të planit emergjent janë plotësuar, shkruan welt.de. Por, bazuar në trendin në rënie të numrit të refugjatëve nga Kosova duket se nuk do të ketë nevojë as të përafërt për të gjitha kapacitetet në dispozicion.
“Mirëpo, situata mund të ndryshojë nga ora në orë” ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve Sociale.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” Gjeneva Ndërkombëtare po përballet me një nga sfidat e saj më serioze në dekada. Qyteti, i... -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026 -
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç -
Kush është presidenti i ri i Zvicrës? Portreti i Guy Parmelin












