albinfo.ch
E-Diaspora
Në Bernë nis manifestimi “Ditët e Kulturës Shqiptare”
Më vazhdën e kremtimeve për ndër të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë se Shqipërisë, në ambientet e ambasadës së Kosovës në Bernë është hapur mbrëmë ekspozita e fotografit tonë të njohur Fadil Berisha.
Ministria e Diasporës, në bashkëveprim me Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih ka nisur mbrëmë në Bernë manifestimin për nderë të festës së flamurit, “Ditët e kulturës shqiptare në Zvicër”.
Në kuadrin e këtij manifestimi, në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Bernë, në praninë e të ftuarve dhe mysafirëve që kishin ardhur, është hapur ekspozita “Albanian beauty” (bukuria shqiptare) e fotografit me famë botërore – Fadil Berisha. Bukuritë shqiptare nëpërmjet fotografive të fotografit shqiptar ishin në qendër të ekspozitës, fotografi të cilat kishin zënë vend duke mbuluar kështu muret e ambientit të ambasadës së Kosovës.
Në fjalën hyrëse Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Nazane Breca duke falënderuar të ftuarit dhe mysafirët që kishin ardhur, ka shpallur të hapur ekspozitën, “Albanian beauty”. Më pas të pranishmëve u është drejtuar sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës, Osman Shahini, i cili ka thënë se këtë vit Ministria e Diasporës ka zgjedhur këtë formë të organizimit duke dashur që të prezantojë vlerat tona kombëtare si brenda ashtu edhe jashtë. Ai mes tjerash ka thënë se ministria që ai përfaqëson do të vazhdojë të mbështesë aktivitetet kulturore, me theks të veçantë atë që është prioritet i yni ruajtjen e gjuhës dhe kulturës, duke bërë thirrje për një vëmendje më të theksuar në mësimin e gjuhës shqipes në mesin e diasporës sonë, si një vlerë e veçantë.
Përveç ekspozitës, të pranishmit kanë pasur mundësinë që në kuadër të “Ditët e kulturës shqiptare” të ndjekin disa filma të shkurtër artistikë. Të përzgjedhur ishin katër filma, duke filluar nga filmin tashmë i njohur, njëherësh i nominuar për Oscar “Shok”. Më pas edhe filmat të tjerë siç ishin “Kanarinat e dinë”, „Anestezion” dhe “Cheers”.
Gjate ditës së sotme 30 nëntor do të jepet shfaqja e dramës “Sikur kjo të ishte shfaqje”, realizim i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Në këtë shfaqje luajnë: Rebeka Qena, Adrian Morina,Armend Ismajli dhe Besnik Krapi. Ajo do të jepet në Tell Kultur Zentrum, Bernstrasse 101, 3072, Ostemundingen (Bernë).
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025






























