Shkurt.ch
Në Betwil, më së shumti 100 azilkërkues
Zvogëlimi i numrit nga 140 në 80-100, ka ardhur si rezultat i negocimit në mes të autoriteteve të kantonit dhe kundërshtarëve të qendrës
Qendra e strehimit për azilkërkues në Bettwil të Argaut, hapja e të cilës kishte ngjallur reagime shumë të ashpra te banorët, duket se do të jetë më e vogël se sa ishte menduar fillimisht. Në vend të 140 azilkërkuesve, në Bettwil do të strehohen 80 deri 100 të tillë.
Zvogëlimi i numrit ka ardhur si rezultat i negocimit në mes të autoriteteve të kantonit dhe kundërshtarëve të kësaj qendre.
Po kështu, siç bën të ditur kantoni Aargau, nuk do të behen ndërhyrje ndërtimore në strehimoren ushtarake ku do të strehohen azilkërkuesit.
Kundërshtarët e hapjes së qendrës kanë premtuar, nga ana e tyre, se në një rast të tillë ata nuk do të bëjnë aksione proteste.
Në javët në vijim do të sqarohet nëse ligji lejon që baza ushtarake mund të përdoret për qëllime civile.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale










